Konfirmon BE për RTK, takime të reja për targat

Për të tetën herë Grupet Punuese të Kosovës e Serbisë, do të takohen për çështjen e targave në Bruksel. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Sigurisë, Peter Stano, konfirmoi për RTK-në se palët do të vazhdojnë bisedimet mbi mundësitë e identifikuara nga BE-ja.

‘’Takimi i radhës së Grupeve Punuese do të mbahet më 20 dhe 21 prill në Bruksel‘‘, tha Stano për RTK-në.

Stano e pranon se afati i fundit për arritjen e marrëveshjes është me 21 prill.

‘’ Takimi do të mbahet edhe më 21 prill ‘’ tha Stano.

Ai tha se BE-ja ka ndihmuar të dy delegacionet në identifikimin e zgjidhjeve, por është përgjegjësi e të dyja palëve që të bien dakord për një zgjidhje.

“Ne presim që ata të bëjnë përparim deri më 21 prill”, tha ai.

Sipas Stanos, BE-ja dëshiron t’u kujtojë të dyja palëve edhe një herë se tani është urgjente për të gjetur gjuhën e përbashkët.

‘’ Çdo marrëveshje për targat do të kërkojë fleksibilitet politik dhe kompromis‘’, tha Stano.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close