Policia shkatërron laborator marihuane në Zveçan

Një laborator i drogës është shkatërruar nga Policia e Kosovës në Komunën e Zveçanit.

Këtë e ka bërë të ditur vet ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ky i fundit ka thënë se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 2 mijë fije kanabis si dhe janë arrestuar katër persona.

Postimi i plotë i Sveçlës:

Sapo është shkatërruar laboratori i radhës i kultivimit të substancave narkotike, në Komunën e Zveçanit. Deri tash, nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes janë sekuestruar mbi 2.000 fije kanabis, janë arrestuar 3 shtetas serb të Serbisë dhe 1 shtetas serb i Kosovës.

Vazhdojmë me intensitet të shtuar dhe pa kompromis të luftojmë secilin individ apo grup, pa dallim dhe kudo në Kosovë, që përmes veprimtarive ilegale cenojnë jetën e qytetarëve tanë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close