Vendet aleate dhe BE-ja bien dakord për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë

ATSH- Italia njoftoi sot se liderët e vendeve aleate, përfshirë SHBA-në, Kanadanë dhe Bashkimin Evropian (BE), kanë rënë dakord për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë.

“Vendet aleate dhe BE-ja kanë rënë dakord për të ushtruar një presion më të madh ndaj Kremlinit, përfshirë miratimin e sanksioneve të reja, si dhe izolimin e mëtejshëm ndërkombëtar të Moskës”, tha zyra e kryeministrit italian, Mario Draghi, në një njoftim pas një videokonference mes liderëve.

“Liderët ndanë shqetësimin e tyre lidhur me vazhdimin e armiqësive në Ukrainë dhe nevojën për një armëpushim për t’i dhënë fund vuajtjeve të popullsisë”, sipas njoftimit.

Gjithashtu, ata konfirmuan rëndësinë e koordinimit mes tyre për mbështetjen e Ukrainës në të gjitha aspektet, veçanërisht duke kontribuar në buxhetin e vendit.

Të pranishëm në videokonferencë ishin presidenti amerikan, Joe Biden, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz, kryeministri britanik, Boris Johnson, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, kryeministri japonez, Fumio Kishida, presidenti polak, Andrzej Duda, presidenti rumun, Klaus Iohannis, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close