Festivali “Zâ Fest”, në fund të korrikut në Shkodër
ATSH/ Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali zhvilloi sot një takim me drejtorin artistik të festivalit “Zâ Fest”, Vlashent Sata dhe Manjola Lloja.
Bilali u shpreh se ky festival tashmë është kthyer në një traditë.
“Në fund të muajit korrik pritet të mbahet për 3 ditë radhazi në Shkodër, edicioni i 6-të i këtij festivali. Shkodra është shndërruar në një pol të aktiviteteve kulturore”, tha Bilali.
Festivali, i cili ka nisur rrugëtimin 6 vite më parë, zbulon thesaret e folklorit shqiptar, duke ndërthurur muzikën, legjendat, poezinë dhe kinemanë.
Comments are closed.