Kryeministri Kurti pjesmarrës në funeralin e Albright

Drejt SHBA-së do të udhëtojë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Lajmin për RTKlive.com e konfirmon zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Pas Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, pjesmarrja e së cilës në funeralin e ish -Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, u konfirmua nga presidenca, edhe kreu i Qeverisë, do të marrë pjesë në këtë ceremoni mortore.

“Kryeministrit Kurti do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright”, tha për RTKlive.com, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

I pyetur nëse janë planifikuar takime të kryeministrit Kurti, me zyrtarë amerikanë, gjatë qëndrimit në Washington, Kryeziu tha se nuk mund të thotë diçka më shumë. “Kaq mund të themi tani për tani”, tha ai.

Ceremonia e varrimit të ish-Sekretares Amerikane, Madeleine Albright do të mbahet të mërkurën, më 27 prill, në Katedralen Kombëtare të Washingtonit.

Pjesëmarrja në ceremoni është e mundur vetëm me ftesa, ndërsa ajo do të transmetohet direkt në platforma digjitale.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close