56 kg drogë e sekuestruar e 5 të arrestuar

Policia e Kosovës, pas operacionit të djeshëm të realizuar në Mitrovicë e veri të vendit, ku arrestoi katër persona dhe ishte shkatërruar një laborator për kultivim të drogës, një operacion të ngjashëm e realizoi edhe sot në orët e hershme të mëngjesit. Në rajonin e Mitrovicës Jugu dhe në Fushë Kosovë, policia arrestoi pesë persona të dyshuar dhe konfiskoi mbi 56 kg substanca narkotike të llojit marihuanë.

Të arrestuarit dyshohet se bashkëvepronin dhe trafikonin narkotikë, nga Shqipëria në Kosovë dhe pastaj jashtë vendit.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore fillimisht në lagjen Uglar të Fushë Kosovës është identifikuar i dyshuari (transportieri) i parë (S.B,) i cili drejtonte një veturë të tipit

Mercedes, me të cilën transportonte substancën narkotike të fshehur në bunkerin e modifikuar të veturës.

Më pastaj përmes Pikës Kufitare Vërmicë ka hyrë edhe i dyshuari i dytë (B.R,) me veturën e tij po ashtu të tipit Mercedes, i cili ka vazhduar në drejtim të Mitrovicës Jugu ku e priste personi i tretë (N.M,), me të cilin kanë vazhduar në shtëpinë/garazhin e të dyshuarit e cila gjendej në fshatin Vaganicë. Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë.

Gjatë kontrollit të automjetit të dytë dhe të tretit i cili gjendej në garazh, janë zbuluar po ashtu bunker të modifikuar. Si vazhdimësi e kontrollit dhe bastisjes së automjeteve (të tria të tipit mercedes), dy prej tyre me targa të Shqipërisë, një me targa vendore si dhe bastisjes së shtëpisë, janë arrestuar edhe personi i katërt dhe i pestë, të dy me inicialet (A.M,).

Prandaj policia ka konfiskuar 56 kg 81 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, 3 vetura të tipit Mercedes (dy me targa te Shqipërisë një me targa vendore, që të tria me bunker të modifikuar në të njëjtën mënyrë), 7 telefona celular, 10,507 euro si dhe disa monedha Lek te Shqipërisë dhe Dinar te Serbisë.

Me vendim mbi ndalimin e personave, katër të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Blerja, posedimi shitja e paautorizuar e substancave narkotike psikotropike dhe analoge”, ndërsa i dyshuari i fundit vazhdon në procedurë të rregullt.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close