SHBA e Rusia, përplasën për Kosovën në KS të OKB-së

Përfaqësuesja ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, filloi fjalimin e saj duke përmendur bombardimet e NATO-s në Kosovë dhe duke thënë se ato janë bërë me uranium të varfëruar duke ka krijuar radiacion.

SHBA reagoi duke thënë se këto fjalë janë gënjeshtra dhe që, për fat të keq, po duhet shpesh që të ketë ndërhyrje ndaj fjalimeve ruse në takime ndërkombëtare, për shkak të lajmeve të rreme që shpërndajnë.

Ambasadori i SHBA-së në OKB, theksoi se mbështet të dërguarin special të BE-së, që të vazhdojë në angazhimin në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare  gjithëpërfshirëse mes Kosovës e Serbisë.

Duke falënderuar punën e UNMIK-ut në Kosovë, deri më tani, ai shtoi se roli i këtij misioni tanimë nuk ka rolin e dobishëm në rrethanat e tanishme, duke bërë thirrje KS të OKB-së që UNMIK-u ta përfundojë rolin e saj në Kosovë.

Ndërkaq mabasadorja franceze në OKB foli për rritjen e rolit të gruas në institucionet vendimmarrëse, Ajo vlerësoi  luftimin për të drejtat e gruas në Kosovë, duke inkurajuar përfaqësuesit  e Kosovës dhe Serbisë të arrijnë një marrëveshje të pajtueshme për të dyja palët.

Ndërkohë, ambasadorët e Rusisë e Indisë, mbështesin Serbinë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close