Shqipëria ia thotë Rusisë në KS të OKB: GJND-ja vulosi gjithçka për Kosovën

Në selinë e OKB-së në New York, po mbahet mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurimit për Kosovën.  Ambasadori shqiptar në KS të OKB-së,  në fjalimin e tij për Kosovën, theksoi se pas vendimit të Gykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, roli i UNMIK-ut nuk ka atë rëndësinë e dikurshme si paqeruajtës, duke sqaruar se misionet  ndërkombëtare nuk janë të përhershme.

Tutje ai përmendi një fakt relevant, duke vënë në pah se Kosova, me pesë për qind minoritet, ka arritur ta ndërtojë një shtet multietnik.

Veç kësaj, ai përmendi edhe sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, që është në kujdesin e KFOR-it, EULEX dhe të institucioneve kosovare të sigurisë.

Në fund, ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha, duke përmendur angazhimin e Kosovës për strehimin e refugjatëve ukrainas, reagoi ndaj fjalimit të ambasadores ruse, duke thënë se ”ju shihni realitetin ashtu siç dëshironi ta shihni”.

Ambasdadori Ferit Hoxha, si përfaqësuesi i Shqipërisë në KS të OKB-së, ka thënë se UNMIK-u nuk luan asnjë rol në vendimmarrje të Kosovës pasi ajo tani ka institucionet e veta ndërsa për sigurinë kujdeset Policia e Kosovës.

Ai tha se imazhi i Ballkanit si rajon pa stabilitet është i së kaluarës.

“Jetojmë në një realitet tjetër. Ballkani është një rajon shumë më stabil me Kosovën si shtet i pavarur. Që nga 2008 rajoni ka avancuar”, u shpreh ai.

Hoxha deklaroi se liderët tanë takohen vazhdimisht në secilën prej kryeqyteteve tona dhe konflikti nuk është aspak temë e diskutimit por kemi diskutime për ekonomi, lëvizje të lirë.

“Nuk kemi nevojë të flasim për armë”, tha ai.

Tutje ai dënoi sulmet mbi policët në veri të Kosovës duke kërkuar edhe nga Serbia që të i dënojë ato.

“Dora e Rusisë nuk duhet te lejohet ne Ballkan”. Ai dënoi sulmet mbi policët në veri.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close