Gërvalla:Serbia e masakrës në Mejë, është Rusia e masakrës në Bucha

Në selinë e OKB-së në New York, po mbahet mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Kosova po përfaqësohet nga ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla. Në fjalën e saj, ajo tha se Kosova pjesë e perëndimit dhe njohja e realitetit është hap drejt së ardhmes evropiane.

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për Kosovën, po raportohet për gjendjen në Kosovë për 6 muajt e kaluar. Në këtë seancë të KS të OKB-së, po merr pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, e cila foli për të arriturat e vendit përgjatë kësaj periudhe.

Ajo vuri në pah ndryshimin e rrerthanave, veçmas tani pas agresionit të Ukrainës nga Rusia. Gërvalla foli për bashkëpunimin e insittucioneve të Republikës së Kosovës me insititucionet ndërkombëtare, me agjensitë ndërkombëtare, etj. Ministrja Gërvalla vuri në pah edhe të arriturat e vendit në aspektin ekonomik, ndonëse me vështirësi nga rrethanat në të cilat vendi ka kaluar, qoftë nga pandemia, qoftë nga situata e luftës në Ukrainë.

Ajo, përveç të arriturave në luftën kundër korrupsionit, përmendi edhe historikun e lindjes dhe zhvillimit të Kosovës si shtet i pavarur e sovran, duke bërë thirrje që bota demokratike të ketë kujdes nga përfaqësuesit serbë, të cilët ende vazhdojnë të luajnë me dy letra, sa me perëndimin e sa me Rusinë.

Ajo risolli në vëmendje se edhe më tej kemi të bëjmë me një Serbi, e cila drejtohet nga ish-zyrtarë të regjimit të Millosheviqit, sikurse presidenti aktual Vuçiq, që ishte ministër i propagandës. Gërvalla the se Serbia është vendi i vetëm që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë. Duke rikujtuar masakrat e fundit të Rusisë në Bucha të Ukrainës, ajo tha se të tilla ka kryer edhe Serbia në Mejë të Gjakovës, derisa tani vazhdon të armatoset.

Ajo ka thënë se sulmet po vijnë nga territori serb. “Ekipet tona të policisë etnikisht të përziera po sulmohen në kufi me armë, gurë, granata e gjithçka tjetër. Fatmirësisht nuk kemi ende asnjë të lënduar”, tha ajo.

Tutje ajo shtoi se këto sulme nuk mund të vinin pa dijeninë e presidentit serb, Aleksandar Vuciq dhe se Rusia, së bashku me Serbinë, kërkojnë destabilizim të Ballkanit.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm serb, Nikolla Selakoviq, bëri thirrje që edhe më tutje të angazhohet UNMIK-u në Kosovë, si garancë për minoritetin serb.

Ai pretendoi se siguria për minoritetin serb në Kosovë është e luhatshme, duke përmendur arrestimin e 11 pjesëtarëve serbë, kohë më parë, ku në mesin e tyre ishte edhe një kryetar komune me shumicë serbe. Ai më tej përmendi ndalimin e organizimit të votimit për referendumin e Serbisë në Kosovë, si dhe në ndalimin e votimeve në zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close