Mblidhet kryesia në rend dite themelimi i Komisionit Hetimor

Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në të cilën në rend dite janë disa pika.

Pikë e rendit të ditës do të jetë votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb, vazhdimi i debatit parlamentar për politikën e jashtme, mocioni i kryetarit të GP të PDK-së, Abelard Tahiri, në emër të 40 deputetëve, për themelimin e Komisionit Hetimor, debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

Po ashtu në këtë mbledhje do të jenë pikat të rendit të ditës përgatitjet për Seancë plenare të re të radhës, ku disa nga pikat e rendit të ditës janë: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbrojtjen e sekreteve tregtare, zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë, zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close