Senatorët amerikanë, sot në Kosovë

Pas Bosnje e Hercegovinës e Serbisë, mbërrijnë edhe në Kosovë. Këta janë tre  senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen. Ata mbërrijnë sot në Prishtinë.

Senatori, Chris Murphy shkroi në rrjetet sociale më 19 prill, se kanë nisur këto vizita për të përcjellë  lidhjet e ShBA-së me Ballkanin, përballë përpjekjeve ruse për të minuar paqen.

“Derisa Rusia vazhdon të humbasë në Ukrainë, ata do të përpiqen të krijojnë probleme në rajonet e brishta të afërt”, shkroi ai.

“Unë gjatë kësaj jave jam në Serbi, Kosovë dhe Bosnje me senatoren Shaeen dhe senatorin Thom Tills për të forcuar lidhjet e SHBA-së me Ballkanin përballë përpjekjeve të huaja për ta minuar paqen”.

Tre ditë më parë, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, kur priti në Beograd senatorët, tha se ata  shkojnë në Serbi, për shkak të rëndësisë së partneritetit të SHBA-së me këtë vend.

“Serbia luan një rol jetik në përparimin e rajonit. SHBA qëndron e gatshme ta mbështesë shtrirjen dhe lidhjet më të forta midis Serbisë dhe fqinjëve të saj në BE”, deklaroi ambasadori Hill.

Tre senatorët po qëndrojnë në rajon në kohën e agresionit rus në Ukrainë dhe shqetësimeve për ndikimet e konfliktit edhe në Ballkanin Perëndimor.

Pritet që gjatë qëndrimit në Kosovë, ata të takohen me zyrtarët më të lartë të shtetit, ashtu siç ka ndodhur edhe në vendet e tjera.

Senatorët demokratë Chris Murphy dhe Jeanne Shaheen i thanë Zërit të Amerikës më herët se kishte një interes dypalësh në Ëashington në angazhimin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor dhe ofrimin e mbështetjes ekonomike dhe të çdo lloji tjetër për aspiratat e tij evropiane.

Ndikimi i Kinës dhe Rusisë është një nga çështjet që i shqetëson senatorët amerikanë, ndaj sigurisht që do të jetë temë diskutimi në Beograd.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close