Julian Assange, ekstradimi në SHBA duket i pashmangshëm

Ekstradimi i themeluesit të WikiLeaks, që publikoi raporte për krime të dyshuara lufte të SHBA-së, duket i pashmangshëm.

Duke mos e pranuar kërkesën për apel të Julian Assange, Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar i hapi me vendimin e saj formalisht rrugën ekstradimit të themeluesit të WikiLeaks për në SHBA. Gjykata dha si  arsye mungesën e bazës ligjore. Tani fati i 50-vjeçarit Assangeështë në duart e e ministres së Brendshme, Priti Patel. Vendimi i gjykatës fshiu një nga shpresat e fundit se procesi mund të kthehej në favor të tij.

Precedent i tmerrshëm për gazetarinë investigative

Edhe organizata Reporterët pa Kufi, e cila lufton për lirinë e shtypit dhe të informacionit në mbarë botën, është skeptike. Meqenëse ishte ministrja e Brendshme britanike e cila mundësoi fillimisht procesin e ekstradimit, “ne nuk shohim shumë mundësi që ajo të vendosë kundër ekstradimit,” tha për DW, Lisa-Maria Kretschmer, referente për politikën në seksionin gjerman të Reporterëve pa Kufi.

Lisa-Maria Kretschmer thotë se ekstradimi i Assange do të përbënte një “precedent absolutisht të tmerrshëm” për gazetarinë investigative. Si pasojë çdo gazetar që punon për zbardhjen e krimeve të luftës, shkruan për çështje të sigurisë kombëtare dhe të shërbimeve sekrete mund të përballet me të njëjtin fat si Assange, transmeton DW.

Nëse australiani do të gjykohet para një gjykate amerikane, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm, sepse masa e dënimi mund të jetë deri në 175 vjet.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close