PSE NUK KEMI BAMIRËSE EDHE NË KULTURË?

Bamirësia si nocion nuk kupton vetëm ndihma ushqimore. Po pse vetëm ushqimi mendohet si bamirësi? Pse të mos mendohet se bamirësi është edhe të ndihmosh një student, një aktivitet kulturor që është në të mirën publike? Pse akoma nuk po dalim në këtë terren? Pse nuk po avancojmë besimin tonë dhe pse nuk po e dëshmojmë një gjë të tillë në vepër? Pse të paktën nuk e lodhim kokën që edhe vetëdija tek një njeri është e vlefshme sa ta ushqesh me bukë një njeri ose një familje? Pse të mos mendojmë që të sponsorizosh një libër të dikujt që nuk ka mundësi botimi, është një vepër që të afron tek Zoti? Ne akoma mendojmë se koncepti i Zotit për njerëzimin është që “Ai” do që ne vetëm ta ndihmojmë si të mbush një bark me bukë, por jo edhe një kokë me kulturë. Ndaj është e nevojshme që të çlirohemi nga këto interpretime të “betonizuara”.
Prandaj, krahas bamirësive të ndryshme, ne duhet të kontribuojnë edhe për kulturë, për edukim, për libra, të kontribuojmë nëpër shkolla, për aktivitete kulturore, sepse kjo është ajo që kemi nevojë urgjente. Sepse edhe më një ndihmë e solidarizim të tillë, Zoti do të jetë i kënaqur me ne.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close