Parlamenti Evropian kërkesë BE-së, të mbajë premtimet ndaj Kosovës

Në Komisionin e Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme është zhvilluar të enjten, 21 prill, debati për draftin e raporteve për Kosovën dhe Serbinë. Për përmbajtjen e këtij raporti dje ka folur Viola von Cramon, raportuese për Kosovën, raporton REL.

Disa folës në debatin e së enjtes kanë shprehur mirënjohje për shpejtësinë, me të cilën Kosova kishte mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe kishte dënuar agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Në debat kanë folur edhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe ata të shërbimit të Jashtëm të BE-së.

Vasilis Maragos nga Komisioni Evropian ka shprehur mirënjohje për qëndrimet e Kosovës rreth luftës në Ukrainë. Ai ka përshëndetur në veçanti edhe pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në konferencën e donatorëve për Ukrainën.

Maragos ka paralajmëruar se Komisioni do ta ndihmojë Kosovën për t’u përballur me pasojat ekonomike. Në mënyrë të veçantë Maragos ka përmendur nevojën për investime në sektorin e energjisë duke e quajtur krizën e fundit të furnizimit me energji në Kosovë, si alarm për t’u zgjuar nga gjumi.

Përfaqësuesi i Komisionit Evropian në këtë debat ka përsëritur se vlerësimi i Komisionit Evropian vazhdon të jetë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se mbështetja nga Parlamenti Evropian në këtë drejtim mbetet kyçe, transmeton REL.

Elsa Fenet, nga shërbimi i veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) po ashtu ka vlerësuar qëndrimet e Kosovës rreth luftës në Ukrainë. Ajo ka thënë se Kosova formalisht nuk është e obliguar që t’u përshtatet qëndrimeve të BE-së në politikën e jashtme, por gjithsesi një përshtatje e tillë është e mirëseardhur. Ajo ka theksuar se Kosova do të duhet të tregojë më shumë fleksibilitet në bashkëpunimin rajonal.

Sa i përket dialogut ka thënë se situata gjeopolitike e bën normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë më të nevojshëm.

Deputeti kroat Tonino Piculla ka kërkuar nga BE-ja që të dëshmojë përkushtim ndaj Kosovës.

“Roli ynë në Kosovë është kyç, por ne kur kërkojmë përmbushje të kushteve, duhet të dëshmojmë me shembullin tonë përkushtimin. Është e papranueshme që BE-ja akoma nuk i ka liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.

Raportuesja Von Cramon në fund të debatit ka bërë ftesë që, në kohën kur fokusi është në agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, të mos harrohet se procesi i pajtimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk ka dhënë rezultate akoma. Ajo ka rikujtuar se në Kosovë edhe sot mund të shihen traumat nga lufta.

Raportuesja Von Cramon në fund të debatit ka bërë ftesë që, në kohën kur fokusi është në agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, të mos harrohet se procesi i pajtimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk ka dhënë rezultate akoma. Ajo ka rikujtuar se në Kosovë edhe sot mund të shihen traumat nga lufta, raporton REL.

Raportet për Kosovën dhe Serbinë, sikur edhe për vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, do të votohen në mesin e qershorit në Komisionin e politikës së jashtme, ndërsa në seancë plenare në muajin korrik.

Parlamenti Evropian ka përsëritur dje thirrjen për liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të dyja këto vende të avancojnë drejt Bashkimit Evropian.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close