Presidenti i Letonisë vjen sot në Kosovë

Për vizitë zyrtare në Kosovë, sot (e premte), do të qëndrojë Presidenti i Letonisë. Temë e diskutimeve sipas Presidencës letoneze, do të jetë siguria në Evropë.

Pas vizitë në Maqedoninë e Veriut  Presidenti i Letonisë, Egils Levits, sot do të qëndrojë edhe në Kosovë. Ai të premten do të pritet me nderimet më të larta shtetërore në Prishtinë.

Ai do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit kosovar. RTK ka siguruar agjenden e presidentit letonez, sipas së cilës, ai do të mbërrijë në orën 10:00 në Prishtinë.

Në orën 11:00 do të mbjellin pemën që simbolizon miqësinë mes dy vendeve kurse në orën  11:40, do të mbajë një konferencë të përbashkët për media me Presidenten e Kosovës, Vjosa osmani.

Në orën 12:15, ai do të pritet në takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kurse në orën 12:50 do të ketë takim me kryeministrin Albin Kurti.

Takimet e tjera të kreut të shtetit letonz do të jenë me komandantin e KFOR-it si dhe me trupat letoneze që veprojnë në kuadër të KFOR-it.

Vizita e tij është e para në Kosovë, por jo edhe e vetmja e një zyrtari të lartë letonez. Kjo pasi më parë, Prishtinën e kishte vozituar ministri i Mbrojtjes së këtij vendi, Artis Pabriks.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close