COVID-19 – OBSH: Rastet në rënie

/ATSH – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se norma globale e rasteve me COVID-19 ka vazhduar të ulet gjatë muajit të fundit.

Në raportin javor që publikon organizata, tregohen të dhënat globale të rasteve për periudhën 11-17 prill.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe në mbarë botën janë regjistruar 5.5 milionë raste me COVID-19 ndërsa 18 215 persona kanë vdekur për shkak të virusit.

Norma globale e rasteve ka shënuar një rënie në 24 për qind në krahasim me një javë më parë dhe rënia në rastet globale ka vazhduar që nga java e fundit e marsit.

Në krahasim me shtatë ditët e mëparshme, ulja më e madhe e rasteve është vërejtur në rajonin e Paqësorit Perëndimor me 28 për qind ndërsa ulja më e vogël është regjistruar në rajonin e Amerikës Jugore dhe atë Veriore me 2 për qind.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close