“Perlat shqiptare” në Venecia, koncert me jare e muzikë bashkëkohore

ATSH/ “Perlat shqiptare” titullohej koncerti i shfaqur mbrëmjen e djeshme në “Chiesa della Pietà” në Venecia, Itali me jare e muzikë bashkëkohore shqiptare.

Koncerti me muzikë dhome ishte pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë, organizuar nga Ambasada shqiptare në Itali me rastin e pjesëmarrjes së dy vendeve tona në Bienalen e Venecias.

Në koncertin ku u mblodhën shumë miq, ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

“Një atmosferë e ngrohtë mes perlash të muzikës shqiptare dhe botërore, në Venecia.
Chiesa della Pietà në Venecia priti “Perlat shqiptare” jare e muzikë bashkëkohore.
Kuarteti i harqeve, i përbërë nga Abigeila Voshtina dhe Xhoan Shkreli, në violinë, Herida Duro, violë dhe Mario Guralumi violonçel, shoqëruar nga sopranoja Besa Llugiqi interpretuan vepra nga kompozitorët Puccini, Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Vasil S. Tole si dhe disa perla të këngëve shkodrane. Sot Venecia foli shqip”, tha Margariti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close