Nga frika e tërmetit, shumë boshnjakë kalojnë natën në vetura

Mjeku kujdestar në këtë qendër, Kazimir Raguž, u tha medieve boshnjake se ka  katër ekipe të ambulancës në gjendje gatishmërie.

Një tërmet i fortë që ka tronditur Bosnjën dhe Hercegovinën rreth orës 23:07 minuta të së premtes, më së keqi e pësoi Stolaci, ku një person humbi jetën dhe disa u lënduan.

Disa persona të lënduar janë paraqitur në Qendrën Shëndetësore në Stolac, ku prej tyre një person është i  lënduar rëndë.

Mjeku kujdestar në këtë qendër, Kazimir Raguž, u tha medieve boshnjake se ka  katër ekipe të ambulancës në gjendje gatishmërie.

“Ajo që dimë është se ka rrëshqitje të vogla dheu dhe rënie të fasadave të objekteve”, tha Raguž.

Ndërkohë, shumë qytetarë boshnjakë, për shkak të lëkundjeve të forta të tokës dhe frikës se ato mund të pasojnë, kanë vendosur që natën ta kalojnë automjetet  e tyre.

Tërmeti është ndier fuqishëm në të gjithë rajonin.

Sipas grupit Geographical Encyclopedia në Facebook, ky është tërmeti i pestë më i fortë, i matur ndonjëherë në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe më i forti në 50 vitet e fundit.

Raportohet se pak para se tërmeti të ndiehej, disa qytetarë kanë marrë një njoftim nëpërmjet telefonave celularë se tërmeti ishte afër.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close