Unaza e Prishtinës shndërrohet sot në qarkore njëkahëshe për automjetet

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot dhe nesër do të testojnë shndërrimin e gjithë unazës qendrore në rrugë njëkahëshe për vetura.

Sipas kryetarit të komunës, Perparim Rama, njëra korsi do të jetë për vetura, kurse tjetra për shëtitje në këmbë dhe me biçikleta.

Në njoftim thuhet se gjatë gjithë vikendit rrugët do të jenë krejtësisht njëkahëshe.

Këto janë rrugët që do të testohen në qarkore njëkahëshe:

– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës

– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE

– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close