Ministrja Gërvalla: Mbi propagandën e Serbisë, triumfon e vërteta e Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në një deklaratë për RTK-në, mes tjerash, foli edhe për ecurinë e seancës në KS të OKB-së për Kosovën.
Lidhur me këtë çështje, ajo deklaroi se e vërteta e Kosovës do të zërë vend gjithandej vendeve të botës, pavarësisht propagandave të shumta të Serbisë dhe aleatëve të saj kundrejt vendit tonë.
Tutje ajo përmendi edhe mandatin e UNMIK-ut, për të cilin ajo tha se tanimë nuk është e nevojshme, ngase, sikundër tha ajo, Kosova duhet trajtuar në OKB si vendet e rajonit dhe të Evropës.
Më tej ajo vlerësoi punën e UNMIK-ut, si një orgnaizatë e OKB-së që fillimisht ishte e nevojshme, ndërkohë që tani këtë mision po e kryejnë organizatat e agjensi tjera të Kombeve të Bashkuara.
Kryediplomatja kosovare, ndër të tjera, përmendi edhe rastin e senatorit zviceran Dick Marty, për të cilin tha se kjo çështje i takon drejtësisë e jo politikës, ndonëse, siç tha ajo, akuzat e tij drejtuar krerëve të UÇK-së ishin të pabaza, i yshtur prej Serbisë, e tani ai vetë po përballet me ta.
Comments are closed.