Durrës, ekspozitë në 104-vjetorin e lindjes së piktorit Ibrahim Kodra

ATSH/ Fondacioni “Ibrahim Kodra” çeli në Durrës një ekspozitë të veçantë me 125 vepra të artistëve italianë miq e bashkëkohës të piktorit, të cilët kanë dhuruar secili nga një vepër në shenjë respekti për kontributin e mjeshtrit shqiptar me përmasa botërore.

Kjo ekspozitë u çel në kuadër të 104-vjetorit të lindjes së piktorit të shquar Ibrahim Kodra.

Në çeljen e ekspozitës ishte e pranishme edhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e cila tha se “Ibrahim Kodra është konsideruar si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht dhe të gjithë ne jemi krenarë që një personalitet i tillë është pikërisht nga Durrësi”.

“Ibrahim Kodra është emri i një piktori të madh, që lindi në një vend të vogël si Shqipëria, por që talenti, jeta dhe arti i tij, kapërceu kontinente. I pari shqiptar që përqafoi pikturën bashkëkohore evropiane, për t’u shndërruar në një përfaqësues të denjë të saj. Kodra mbetet një piktor tërësisht shqiptar, me rrënjët e ngulura fort në kujtesën e atdheut të tij të origjinës. Me arritjet e tij në pikturë, Ibrahim Kodra ndikoi që emri i Shqipërisë të kumbonte nëpër botë. Vepra e Kodrës është një shkollë e vërtetë arti, kurse Kodra është piktori i shquar dhe shqiptari i madh”, theksoi Sako.

Në kuadër të 104-vjetorit të lindjes së piktorit të shquar Ibrahim Kodra edhe nxënës të shkollave të mesme të qytetit kanë ekspozuar pikturat e tyre me tematikën “Ibrahim Kodra në sytë tanë”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close