NËSE NUK JE ARVANITAS, ATËHERË ÇFARË JE ?

Sipas Herodotit, grekët para se të “evoluojnë” në grekë kanë qenë pellazgë, është e vetëkuptueshme se edhe gjuha greke ka ardhur nga evolucioni i gjuhës pellazge (!!!).
Për shkak se gjuha e pashkruar arvanitase, është e vetmja gjuhë në të cilën interpretohen mbetjet e gjuhës pellazge (emra perëndish dhe heronjsh, emra vendesh dhe mbishkrime të painterpretuara), është gjithashtu e vetëkuptueshme se arvanitasit janë “vendas” dhe rrjedhin drejtpërdrejt nga ky popull i lashte dhe se Arvanitika është një vazhdim i gjuhës së “pellazgëve të Dionit” (!!!).
Per kete arsye, nënkuptohet:
Se grekët para se të evoluojnë në grekë, kanë qenë ARVANITË dhe gjuha e tyre origjinale ka qenë ARVANITIKA (!!!).
Prandaj:
Meqenëse, siç thonë “Ellinaradhët”, “grek lind, nuk behësh”, që dikush të provojë se është grek (me gjak), fillimisht duhet të provojë se është arvanitas (!!!)
Sipas sa më sipër dhe bazuar në “omimon”, mund të parafrazojmë “Pas non Ellin, barbar”(Kush nuk eshte Grek, eshte barbar)dhe të themi (me shaka ose seriozisht) se:
PAS NOS ARVANIT, BARBARE !!! (Kush nuk eshte Arvanit , eshte barabar).
Ndaj le te kerkojne te tjeret te gjejne rrenjet e tyre, per te na vertetuar se jane “greke”, se ne i dime tonat dhe nuk kemi nevoje fare te kerkojme. Për këtë arsye, ne nuk kemi asnjë borxh t’i japim “certifikata greke” dhe “provime patriotizmi”askujt (!!!).
Kjo është përgjigja që arvanitasit duhet t’u japin atyre që i pyesin, “kush janë Arvanitasit dhe nga kanë ardhur”.

Marrë nga Γιώργος Μίχας

 Përkthimi : Aida Shtino

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close