Rruga e re drejt Parkut Arkeologjik të Apolonisë, lehtësi për turizmin
ATSH/ Investimi në infrastrukturën rrugore, tashmë i sjell turistët dhe vizitorët e ndryshëm më pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë në Fier.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, solli pamje të rrugës së re drejt Parkut Arkeologjik të Apolonisë, që është ndërtuar sipas standardeve më të mira, si një kartolinë urimi për Pashkët Ortodokse.
“Me rrugën e re drejt Parkut Arkeologjik të Apolonisë, e cila sjell më afër për të gjithë vizitorët Kishën e Shën Mërisë, pjesë e Manastirit”, u shpreh Balluku teksa, uroi Pashkë të gëzuara
Projekti i rrugës Fier-Seman është një investim ambicioz, që ka krijuar kushtet e nevojshme për një lëvizshmëri me standarde të larta të banorëve të Fierit, turistëve vendas e të huaj në plazhet e Semanit, Darëzezës, si edhe në Parkun Arkeologjik të Apolonisë.
Me një gjatësi prej 18 km, kjo rrugë lidh zonën urbane të qytetit të Fierit me plazhin e Semanit, duke i dhënë një impuls të rëndësishëm zhvillimit të turizimit bregdetar. Ajo i vjen në ndihmë 17 mijë banorëve të 20 fshatrave të kësaj zone.
Comments are closed.