Ukraina bën thirrje për bisedime për evakuimin e Mariupolit

ATSH-DPA/- Ukraina ka propozuar një seancë të posaçme bisedimesh për evakuimin e një grupi luftëtarësh dhe civilësh të rezistencës, të bllokuar në qytetin e Mariupolit, i cili pothuajse është zhdukur nga sulmet ruse.

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak sugjeroi një seancë të posaçme bisedimesh në një postim në Twitter. Të dy vendet kanë pasur raunde të shumta bisedimesh që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, por shumë pak progres është arritur deri më tani, ku të dy vendet akuzojnë njeri tjetrin për moszbatim të marrëveshjeve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të presë sot në një takim diplomatin e lartë amerikan dhe zyrtarin e lartë të Mbrojtjes amerikane në Kiev, ku do të diskutojë ndihmën e mëtejshme ushtarake të SHBA-së për Ukrainën.

Mariupol ka qenë një nga qytetet më të prekura nga sulmet ruse, pasi kontrolli i qytetit është i nevojshëm për lidhjen tokësore të shpresuar të Rusisë midis rajonit të Donbasit, i cili kontrollohet nga grupet pro-ruse, dhe gadishullit të Krimesë, që Rusia e aneksoi në vitin 2014.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close