Emanuel Macron rizgjidhet edhe për pesë vjet president i Francës

Franca ka president të ri. Në fakt është i njëjti. Kjo pasi edhe për një mandat 5 vjeçar u rizgjodh Emanuel Macron.
Ai në rrethin e dytë e mundi Marine Le Pen.
Me 58.2%, rezultoi se francezët vendosën të vazhdojnë që ata t’i drejtojë Macron.
Ndërsa sfiduesja e tij e ekstremit të djathtë Marine Le Pen fitoi 41.8% të votave në zgjedhjet që panë shkallën më të lartë të abstenimit në vend në 50 vjet.
Sondazhet e opinionit në ditët e fundit kanë sugjeruar që Emmanuel Macron mund të bëhet presidenti i parë francez në 20 vjet që fiton një mandat të dytë.
Comments are closed.