Vizitën në Ballkan, diplomatja amerikane e nis me Kosovën

Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried vjen nesër në Kosovë.

Vizitën e saj në gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor ajo e nis me Kosovën.

Nga 25 deri më 29 prill, ajo do të qëndrojë në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Njoftimin e ka publikuar Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Më 25 prill, ajo do të falënderojë Kosovën për strehimin për afganët dhe ukrainasit, do të inkurajojë punën në reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike dhe do të shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA, të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke”, shkruhet në njoftim.

Pritet që Donfried të ketë takime me zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës.

Vizita e zyrtares së lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit ndodhë në kohën kur në Kosovë e rajon, para disa ditësh qëndruan tre senatorë amerikanë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close