Angazhim për dokumentim të krimeve të Serbisë në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të në takim familjarët e viktimave të Masakrës së Poklekut, Teuta Elshanin, Fadil Muqollin dhe Xhavit Muqollin dhe profesorin Nusret Pllana, autor i librit “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi shqiptarët 1844 – 1999”.
Në një njoftim për media nga Kryeministria thuhet se javën e kaluar është përkujtuar 23-vjetorii Masakrës së Poklekut dhe të Çikatovës së Vjetër në të cilën u vranë dhe masakruan 77 shqiptarë civilë të paarmatosur.
“Këto masakra, sikurse edhe të gjitha masakrat tjera në Kosovë, janë dëshmi e pamohueshme e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të shtetit serb ndaj shqiptarëve gjatë luftës së vitit 1998/1999”, thuhet në njoftim.
Njoftohet se në këtë takim u diskutua për rëndësinë e dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës dhe për rolin e rëndësishëm që Instituti për krimet e kryera gjatë luftës do të ketë në arritjen e këtij qëllimi.
Tutje thuhet se Kurti ka deklaruar se krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të zhduken e as të harrohen, dhe se duhet që të gjithë, organizata e institucione shtetërore, shoqëria civile, hulumtues të pavarur, e ekspertët të jashtëm, të angazhohemi në dokumentimin dhe adresimin e tyre.
Comments are closed.