Vëmendje për “Putinin” e Ballkanit

Me një status të gjatë në rrjetet sociale, kryeministri Albin Kurti ka kujtuar dyvjetorin e nisjes së agresionit rus mbi Ukrainën dhe rrezikun që i kanoset ballkanit perëndimor.  “Me mikun e Putinit në Republika Srpska të Bosnje Hercegovinës dhe Putinin e vogël të Serbisë, paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor kurrë s’ka qenë më e kërcënuar”.

Duke përdorur një fjali të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy se “Kur të na sulmoni, do të shihni fytyrat tona, jo shpinën” , Kurti shkroi se deri me 22 prill, Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Ukrainë, ka regjistruar 5,381 viktima civile prej tyre 2,435 të vrarë dhe 2,946 të plagosur.

“Nga të vrarët 746 janë burra, 469 gra, 48 vajza dhe 66 djem si dhe 70 fëmijë kurse për 1,036 gjinia mbetet e paditur”, shkroi Kurti.

“ Më shumë se 11 milionë persona janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre ndërsa më shumë se 5.1 milionë janë refugjatë jashtë Ukrainës”.

Pais i bën një përshkrim shkatërrimeve ruse në Ukrainë, kryeministri Kurti tha se atje  ka pasur  humbje nga lufta në vlerë prej 550 miliardë dollarë dhe se 7 miliardë dollar i duhen Ukrainës çdo ditë për të vazhduar rezistencën e mbijetesën kundrejt ofensivës të Rusisë.

Ndër të tjera, Kurti shkruan se në  këtë kohë kur e gjithë bota demokratike është distancuar nga Putini, fqinji verior i Kosovës, organizon tubime mbështetëse për Putinin duke i thurur lavde e duke arsyetuar krimet e tij në Ukrainë.

“Miqtë e tij në Serbi e Republika Srpska synojnë ta joshin Rusinë në Ballkan e për Ballkan. Në Ballkanin Perëndimor, Serbia mbetet vendi i vetëm në Evropë i cili refuzon të sanksionojë Rusinë e siç e pamë këto ditë, madje është edhe e gatshme të braktisë procesin e integrimit në BE vetëm për t’i qëndruar besnik Putinit”, deklaron Kryeministri i Kosovës.

“Me mikun e Putinit në Republika Srpska të Bosnje Hercegovinës dhe Putinin e vogël të Serbisë, paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor kurrë s’ka qenë më e kërcënuar”.

Ai tha se taktika të njëjta të inskenimeve të ngjarjeve e sulmeve për të fajësuar palën tjetër i kemi parë edhe në rajonin e vendin tonë.

“Ata që besojnë se atë çfarë thotë Beogradi, që vazhdimisht armatoset nga lindja e veri-lindja, nuk duhet ta marrim seriozisht sepse e ka për konsum të brendshëm e për fushatë elektorale, në rastin më të mirë janë naivë. Kështu thoshin edhe për Putinin”.

Kurti rikujton se në Serbi, përfundoi fushata elektorale dhe i fitoi zgjedhjet partia-shtet, por sanksionet ndaj Rusisë nuk i vendosi.

“Mund të duket mbivlerësim kur thuhet që në Ukrainë po përcaktohet e ardhmja e botës, por mbase është nënvlerësim nëse thuhet vetëm që aty po mbrohet Evropa dhe demokracia”, deklaron Kryeministri kosovar.

“Fashizmi nuk është i rezervuar për Gjermaninë e Italinë ndërmjet dy luftërave botërore apo Kilin e Pinoçetit para gjysmë shekulli. Secili komb a shtet mund të përfundojë në fashizëm. Për fatin e keq të botës, sot kjo i ka ndodhur një fuqie nukleare”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close