Kosova ka legjislacion të mbrojë pronësinë intelektuale e industriale

Nesër në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim promovimin e të drejtës së pronësisë intelektuale dhe mbrojtjen e kësaj pronësie.

Donjeta Bytyqi nga zyra për të drejtat  e autorit dhe të drejtat e përafërta, tha se për këtë ditë do të ketë disa aktivitete.

“Kemi filluar me aktivitete para disa dite me institucionet gjegjëse, duke përfshirë edhe Doganën e Kosovës. Kosova shënon këtë ditë së bashku me shtetet e tjera”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas saj ka hapësirë dhe bazë ligjore për të ruajtur pronësinë intelektuale.

Kosova ka Agjencinë për Pronësi Industriale që është organ qëndror administrativ i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe është përgjegjës për mbrojtjen ligjore të shpikjes, markës tregtare, dizajnit industrial, emërtimit të origjinës, treguesve gjeografik dhe topografive të qarqeve të integruara, si dhe çështjet e tjera që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare nënshkruese e të cilave është Republika e Kosovës.

Kurse Isa Dukaj nga Agjencia për pronësi industriale, theksoi se përmes aktivitete të ndryshme mundohen të krijojnë opinionin për respektim të pronës industriale.

“Në Kosovë ka 15 vite që po regjistrohen patentat, shumica e patentave të regjistruara janë të huaja, ka edhe vendor por janë më pak”, tha ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close