Libri “Japonezi” në luftën e UÇK-së

Shkrimtari Sabit Gashi së fundi ka botuar tre libra të cilët kanë tematika të ndryshme. Njëri ndër librat që autori i ka vënë emrin “Japonezi”, bën fjalë për një qytetar japonez, i cili ka ardhur nga Japonia dhe iu ka bashkangjitur luftëtarëve të Luftës Çlirimtare në Kosovë.

Gashi bëri me dije se këtë libër e ka shkruar nga përvoja që e ka pasur në luftë dhe nga takimet që i ka pasur me japonezin.

“Unë kam qenë në luftë dhe kam pasur kontakt me të. Këtë roman i kam kushtuar japonezit. Ky luftëtar i ardhur nga Japonia, duke qenë një luftëtar i trajnuar mirë me teknika tradicionale të popullit të tij, ka dhënë një kontribut të madh në Luftën Çlirimtare në Kosovë, duke korrur suksese të mëdha kundër forcave okupuese serbe, të cilave u ka shkaktuar humbje të mëdha në njerëz dhe teknikë, së bashku me shokët luftëtarë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij ky luftëtar nuk ka ardhur në luftën e Kosovës si mercenar, por për të shpëtuar popullin e Kosovës.

“Japonezi”, është botuar edhe në gjuhën angleze.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close