MASHTI pret rezultate më të mira në testin Pisa
Nga 25 prilli deri më 20 maj rreth shtatë mijë nxënës do t’i nënshtrohen testit ndërkombëtar PISA. Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se çrregullimet që kanë ardhur si pasojë e pandemisë në dy vjetët e fundit, ka ndikuar dukshëm në përgatitjen e nxënësve.
E, njohës të fushës së arsimit po vlerësojnë se këtë herë rezultatet do të jenë më të mira, për arsye se vlerësimet e kaluara i kanë nxitur mësimdhënësit të punojnë drejt kërkesave që i paraqet Testi PISA.
Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se Kosova për herë të tretë do të marrë pjesë në testin PISA 2022. Zëdhënësja e Ministrisë se Arsimit, Iliriana Pylla, në një përgjigjeje për Radio Kosovën tha se rreth 7 mijë nxënës, nga 237 shkolla, do t’i nënshtrohen testit PISA. Ajo tha se këtë vit presin rezultate të mira në këtë test, ndonëse situata me pandeminë e ka dëmtuar shumë procesin mësimor.
“Testi PISA këtë vit do të mbahet nga data 25 prill deri me datën 20 maj 2022. Në testim do të marrin pjesë rreth 7 mijë nxënës nga 237 shkolla që janë përzgjedhur. Vlerësojmë se gjendja e pandemisë, e cila ka rezultuar me çrregullime të procesit mësimor në dy vitet e fundit, ka ndikuar dukshëm në përgatitjen e nxënësve”, deklaroi Iliriana Pylla
Edhe njohës të fushës së arsimit po vlerësojnë se këtë vit vlerësimi në PISA 2022 do të jetë më i mirë. Kështu, tha në një përgjigjeje për Radio Kosovën, Mustafë Kadriu, i cili ka qenë i përfshirë në vlerësimet e jashtme që janë bërë për nxënësit e Kosovës.
“ Kosova në PISA 2022 do të jetë pak më mirë se në vlerësimet paraprake. Duke pasur parasysh një përvojë të mësimit dhe kutikulat që janë duke u zhvilluar më shumë në bazë të planprogrameve.
Comments are closed.