Robert Golob mposht kryeministrin slloven Jansha

Lëvizja për Liri e biznesmenit liberal, Robert Golob, ka shënuar fitore ndaj tri herë kryeministrit Janez Jansha në Slloveni dhe Partisë Demokratike Sllovene që ai udhëheq.

Golob, partia e të cilit është themeluar në muajin janar, ka fituar 34.5 për qind të votave në zgjedhjet e 24 prillit, në krahasim me partinë e Janshas që ka fituar 23.5 për qind të votave, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili ka numëruar 98 për qind të votave.

Vetëm tri parti tjera, ajo konservatore, Sllovenia e Re, Social-Demokratët dhe e majta, Levica, kanë marrë më shumë se 4 për qind të votave – minimumi që duhet për të hyrë në parlament.

Golob pritet të krijojë shumicën me Social-Demokratët dhe të bëhet kryeministër i ri i shtetit.

Jansha, një admirues i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, është akuzuar nga opozita gjatë fushatës zgjedhore se ka tentuar të dëmtojë institucionet demokratike dhe lirinë e mediave.

Golob, 55-vjeçar, inxhinier karizmatik, është zotuar në fjalimin e tij të fitores se rezultatet “do të na mundësojnë t’ia kthejmë lirinë shtetit”.

Prej kur Jansha ka rifituar pushtetin më 2020, mijëra sllovenë kanë protestuar rregullisht në rrugë, duke thënë se ai ka shfrytëzuar pandeminë e koronavirusit për të kufizuar liritë e banorëve dhe mediave.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close