Porositë amerikane
Ndihmësekretarja amerikane për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karin Donfried, sot në Prishtinë, dha porosi të qarta. Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti, diplomatja e lartë amerikane, doli në konferencë për media dhe e bëri të njohur qëndrimin amerikan për disa çështje.
Por cilat ishin pikat kyçe të fjalimit të saj? RTKlive.com sjell të përmbledhura një nga një porositë e shtetit amerikan për Kosovën.
- Kosova dhe Serbia duhet të ri-angazhohen në mënyrë urgjente në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
-
SHBA-ja i jep prioritet dhe e mbështetë dialogun e ndihmuar nga BE-ja që duhet të jetë i përqendruar në arritjen e një marrëveshje normalizimi të përqendruar në njohje të ndërsjellë.
-Status-quo e Kosovës është e paqëndrueshme. Kjo jo vetëm që pengon të ardhmen e dy vendeve, por i bën të mira Kremlinit.
-Duhet angazhim urgjent, kreativ, fleksibil, i sinqertë e në mirëbesim nga Kosova dhe Serbia, që do të sillte benefite të gjata për të gjithë qytetarët, përfshirë rritje ekonomike e stabilitet afatgjatë.
- Siguroj se përkushtimi i SHBA-së dhe aleatëve mbetet i fuqishëm. SHBA-ja dhe aleatët janë të angazhuar për stabilitetin në Ballkan Perëndimor dhe misioni i NATO-s, KFOR, është në Kosovë dhe përkujdeset për paqe e stabilitet.
-Përgëzoj lidershipin e Kosovës për të pranuar refugjatët afganë dhe tash shprehjen e gatishmërisë për të pranuar refugjatë ukrainas.
-Përgëzoj rreshtimin e Kosovës karshi shteteve demokratike duke i vendosur sanksione Rusisë për luftën në Ukrainë.
-Kosova e fqinjët e saj të vazhdojnë me reformat e domosdoshme për konsolidimin demokratik e integrimin e tyre në institucionet evropiane dhe euroatlantike.
-Me rëndësi është qeverisja e mirë, sundimi i ligjit për gjithë qytetarët.
Ndihëms Sekretarja Amerikane për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, pas Kosovës, viziton Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje e Hercegovinën e Shqipërinë.
Comments are closed.