Një zbulim i madh që mund të ndihmojë në kurimin e kancerit
Shkencëtarët britanikë kanë filluar një “studim arkeologjik” të madh të kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, duke analizuar përbërjen gjenetike – ose sekuencën e plotë të gjenomit të tumorit të rreth 12,000 pacientëve.
Ekipi thotë se me këtë sasi të dhënash, deri më tani kanë arritur të gjejnë mostra të reja në ADN-në e kancerit, të cilat mund të ndihmojnë në shpjegimin e shkaqeve që nuk i kemi kuptuar deri më tani. Ata shtojnë se këto gjurmë do të ndihmojnë në përmirësimin e diagnostikimit dhe trajtimit të pacientëve me kalimin e kohës.
Kanceri mund të kuptohet si një version i dëmtuar i qelizave tona të shëndetshme – mutacione në ADN-në tonë ndryshojnë qelizat tona, dhe me kalimin e kohës ato fillojnë të rriten dhe ndahen në mënyrë të pakontrolluar.
Tradicionalisht, mjekët kanë kategorizuar shumë lloje tumoresh sipas vendit ku ndodhen në trup dhe cilat lloje të qelizave janë të përfshira – por renditja e gjenomit të plotë ofron një shtresë shtesë informacioni kyç./LSh
Comments are closed.