Blinken: Rusia po dështon, Ukraina po ia del mbanë

ATSH-DPA/ – Rusia po dështon në përpjekjet e saj për të pushtuar Ukrainën, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Kur bëhet fjalë për qëllimet e luftës së Rusisë, Moska po dështon, ndërkohë që Ukraina po ia del mbanë”, shtoi ai duke folur në Poloni, pas një vizite tri orëshe te presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, një ditë më parë, së bashku me sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Blinken tha se ”qëllimi i Rusisë ishte t’i hiqte Ukrainës sovranitetin dhe pavarësinë e saj”, por vuri në dukje se ”ajo nuk ishte në gjendje ta bënte këtë, pavarësisht nga më shumë se dy muaj sulmesh rraskapitëse”.

”Ushtria ruse nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe ekonomia e vendit është goditur nga sanksionet perëndimore”, tha ai.

”Ne nuk e dimë se si do të shkojë pjesa tjetër e kësaj lufte, por ne e dimë se një Ukrainë sovrane e pavarur do të jetë shumë më e gjatë se sa do të jetë Vladimir Putin në skenë”, theksoi Blinken.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close