Komisioneri Várhelyi viziton Tiranën më 28 prill

ATSH – I. Vata/ Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë në BE, Olivér Várhelyi do të vizitojë Tiranën më 28 prill.

Lajmi bëhet i ditur nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.

“Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi, do të vizitojë Shqipërinë më datë 28 prill, për t’u theksuar autoriteteve shqiptare angazhimin e BE-së ndaj perspektivës së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai do të takohet me komunitetin shqiptar të biznesit, do të vizitojë konviktet e studentëve që po rehabilitohen përmes Planit Ekonomik dhe Investimeve të BE-së si dhe do të inaugurojë dy shkolla të rindërtuara përmes programit EU4Schools”, thuhet në njoftim.

Vizita e Olivér Várhelyi, vjen përpara se shtetet e BE-së të marrin një vendim në qershor për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close