Nisin Javët Ndërkombëtare të Kulturës “Shqipëria mikpret botën”

ATSH – Në sheshin Skënderbej nisën mbrëmjen e sotme Javët Ndërkombëtare të Kulturës, me moton “Shqipëria mikpret botën”, nismë e Qeverisë shqiptare ku marrin pjesë 17 vende të ndryshme të botës si dhe vende të Bashkimit Europian.

Të parët që hapin këtë udhëtim janë francezët, për të vijuar me Bashkimin Europian; më pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Greqia, Italia, Izraeli, Spanja, Britania e Madhe, Suedi, Egjipt, Kinë, Gjermani, Japoni, Austri, Turqi, Hungari, Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e përmbyllur me një festë, me rastin e Festave të Nëntorit me Kosovën.

Ministrja e Kulturës Elva Marguriti u shpreh gjatë aktivitetit të sotëm se “jemi të gjithë bashkë në këtë shesh të mbledhur nga i gjithë globi, por këtë herë për të celebruar në një paradë plot me flamuj, me tinguj me të bukurën e shqiptarisë mikpritjen, sot Shqipëria mikpret botën”.

“Në rrjedhën e shekujve kemi treguar se shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Është një përkim i bukur që në këtë muaj të shenjtë mbushur me kremtime dhe adhurime për zotin ne presim kaq shumë miq bashkë. Në këtë atmosferë festive i hapim udhën Javëve Ndërkombëtare të Kulturave, një nga nismat më të bukura dhe më të reja të qeverisë shqiptare që starton sot dhe përsëritet vit pas viti për të treguar më të bukurën e çdo kombi dhe shqiptarisë”, tha ajo.

Margariti shtoi se Java Kulturore Ndërkombëtare nis sot dhe do të shpërndahet në të gjithë Shqipërinë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close