Presidentja dhe kryeministri në Shtetet e Bashkuara, në nderim të Madeline Albright

Vepra dhe kontributi i Medeline Albright, ish -Sekretares amerikane të Shtetit, do të nderohet edhe nga Kosova. Në ceremoninë mortore që mbahet në Washington, dashurinë dhe ndihmën e saj të madhe për Kosovën, do ta nderojnë me pjesmarrje presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Ata kanë udhëtuar të hënën në mbrëmje, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të jenë të pranishëm në këtë ceremoni funebre, e cila pritet të mbledhë personalitete të shquara nga mbarë bota.

Ndikimi që la pas vetës tek politika amerikane, ish-Sekretarja e Shtetit, Medeline Albright, në raport me Kosovën, është e jashtëzakonshme. Një fakt i tillë u pohua edhe nga Ndihmësekretarja amerikane për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karin Donfried.

Gjatë vizitës në Kosovë, këtë të hënë, në konferencë për media me presidenten Osmani, ajo rikujtoi edhe një herë dëshirën e Medeline Albright, për ta parë një Kosovë të përparuar.

“Së fundi humbëm një nga avokatet më të fuqishme të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, Sekretaren e Shtetit, Madeline Albright. Ajo ishte thellësisht e përkushtuar ndaj Kosovës dhe së ardhmes së saj”, tha Donfried, duke risjellë në vëmendje edhe dashurinë dhe respektin që Kosova ruan për të, e dëshmuar kjo në mënyra të ndryshme.

“Dua t’ia vë në dukje presidentes Osmani, mirënjohjen e saj për Sekretaren e Shtetit Albrighit, duke shpallur ditë kombëtare të zisë”, tha ajo.

Ajo vlerësoi edhe udhëtimin e Osmanit e Kurtit drejt Washingtonit për të marrë pjesë në ceremoninë motore. “Gjithashtu për të udhëtuar drejt Washingtonit, sot më vonë së bashku me kryeministrin Kurti, për të nderuar kujtimin e saj”.

Udhëtimin drejt Washingtonit të presidentes Osmani e kryeministrit Kurti, ditë më parë për RTK- në, e konfirmuan zyrtarët përkatës të të dy institucioneve. Megjithatë, këshilltarët për media, kanë qenë të rezervuar në dhënien e informatave, nese drejtuesit e shtetit të Kosovës, do të kenë edhe takime me zyrtarë amerikanë.

Albright së fundit herë vizitoi Kosovën në qershor 2019, në 20 vjetorin e çlirimit duke marrë pjesë personalisht në zbulimin e bustit të saj, ku i pranishëm ishte edhe ish presidenti Bill Clinton. Ish – Sekretarja e Shtetit, Madeline Albright, vdiq me 23 mars.

Familja e saj njoftoi se ajo u shua e rrethuar nga më të dashurit e saj. E në anën tjetër, dy ditë më vonë, presidentja Vjosa Osmani, shpalli një ditë zije në Kosovë, në nderim të vepres dhe kontributit të saj për lirinë dhe demokracinë e këtij vendi. Ceremonia mortore për Albright, do të mbahet me 27 prill (e mërkurë) në Katedralen Kombëtare në Washington.

Pjesmarrja është vetëm me ftesa. Megjithatë, për shkak të interesimit të madh, do të ketë transmetim direkt nëpërmjet Livestream.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close