Ministri Murati: Tërheqja e mjeteve të TRUST-it shkakton precedent të rrezikshëm

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka filluar mbledhjen në të cilën në rend dite është shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se është paraparë të ketë rishikim të buxhetit për vitin 2022, për shkak të rrethanave të cilat janë tani.

“Kemi një rishikim që është bërë vetëm në Ministrinë e Financave, pra nuk prek asnjë organizatë tjetër buxhetore, pra bëhet vetëm në një program tek subvencionet dhe transferet. Pra ky është një rishikim i jashtëzakonshëm, andaj si të tillë kemi vlerësuar se tani për tani nuk mund të japim indikator makroekonomik, një pasqyrë do të kemi kur ta kemi në mes të viti, do të kemi më shumë të dhëna dhe do të mund të ndërtojmë atë”, deklaroi ai.

Murati vlerësoi se shuma prej 100 euro do të jetë një ndihmesë e madhe për familjet në Kosovë. “Mesatarisht një familje në Kosovë do të përfitojë 200 deri në 400 euro, varësisht se sa anëtarë përfitojnë. Raste të tilla të mbështetjes ka në Francë dhe Gjermani, që i kanë mbështet qytetarët në mënyrë direkte”, theksoi ai.

Për mundësinë e tërheqjes së mejteve të TRUST-it, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se është rrezik të preken mjetet e TRUST-it.

“Kjo do të shkaktonte precedent të rrezikshëm, pra po vërtetohet ajo që e kemi thënë edhe më parë për mjetet e TRUST-it. Ky fond nuk do të mund të ndihmojë ato familje që kanë nevojë”, tha ai.

Kurse deputeti Mërgim Lushtaku tha se nuk ka ndonjë analizë të thuktë për këtë rishikim të buxhet për vitin 2022.

“Forma se si është sjellë ky buxhet, është pa bazë ligjore. Unë i arsyetoj për shkak të krizës, por së pari është dashur të merret vendimi dhe pas kësaj kjo që është sot”, tha ai.

Hoti: Rishikimi buxhetit mund të dërgohet në kushtetuese

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti, tha ky ligj është shumë me rëndësi për qytetarët. ”Gabim bëjnë si qeveria e Kuvendi nëse procedojnë me këtë ligj, pra do të hapet dera dhe ai do të mund të dërgohet në Kushtetuese”, tha Hoti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close