PDK kërkon themelimin e Komisionit Hetimor dhe transparencë për energjinë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri dhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, një konferencë për media, prezantuan të dhëna lidhur me prodhimin, eksportin dhe importin e energjisë elektrike, njëherit kërkuan themelimin e Komisonit Hetimor dhe transparencë për subvencionet për energjinë.
Kryetari i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri me këtë rast tha se PDK-ja kërkon me ngulëm themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, lidhur me shitblerjen e energjisë, dhe mënyren e shpenzimit të subvencioneve.
Ai shtoi se PDK-ja kërkon përgjegjësi nga qeveria Kurti lidhur me atë se si u shpenzuan 100 milionë euro, të cilat ishin si subvencion për energjinë elektrike, kur dihet se Kosova ka shitur rrymë dhe kur njëkohësisht dihet gjithashtu janë rritur çmimet e sajë.
“A mundet me na tregu kryeministri Kurti dhe ministrja Rizvanolli, se a janë shpenzuar 100 milionë euro për subvencione. Mjetet ku po shkojnë?”, ka shtuar ai.
“I bëjmë thirrje Kryeministrit të mos pengojë themelimin e Komisionit Hetimor, kërkojmë sqarimi për shitblerjen e rrymës. Sa dhe si janë u shpenzuan këto para”, ka thënë Tahiri. Ai bëri thirrje kryeministrit Kurti që t’i lejojë deputetët e VV-së ta votojnë themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar.
Tahiri ka deklaruar se prodhimi i energjisë elektrike ka mbuluar nevojat për konsum gjatë këtyre tre muajve. Ai ka paraqitur shifrat e prodhimit, eksportit dhe importit të energjisë elektrike nga muaji janar, derisa ka kërkuar të dijë se pse janë dyfishuar tarifat e energjisë elektrike.
Ai shtoi se gjatë muajt mars janë dyfishuar tarifat e rrymës, deri sa dihet se Kosova ka shitur rrymë dhe njëkohësisht ka importuar rrymë me çmim më të lartë. Prandaj thotë Tahiri kërkohet sqarim si u shpenzuan parat e subvencioneve dhe njëkohësisht përsëriti kërkesën për themelimin e Komisonit Hetimor.
Këtë kërkesë, në konferencën për media, e bëri edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, dhe shprehi habinë pse kundërshtohet themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë.
“Si Grup Parlamentar dhe komision, kemi kërkuar që urgjentisht të formohet komisioni hetimor. Këto kërkesa nuk do të ndalen, përkundrazi, do të shtohen. Qytetarët e meritojnë të dijnë të vërtetën”, tha Shala.
Edhe LDK-ja AAK-ja më parë kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim në Kuvendin e Kosovës, deri në formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë.
Komisioni hetimor kërkohet të formohet për krizën energjetike, çështjet e tarifës dhe punësimet në KEK.
Mediat sllovene kanë raportuar, para disa ditësh, se një rast, të cilësuar si skandal financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohet për shpëlarje parash, mediat e këtij vendi raportuan se dyshohet se është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Për këtë të fundit, ato raportojnë se ka bartur rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven.
Megjithatë, raportimet e mediave, i ka mohuar ambasadori Martin Berishaj, i cili ka deklaruar se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të zbardhur këtë çështje.
Comments are closed.