Në kujtim të masakrës së tmerrshme ne Meje

Meje ,Gjakove 27.04.1999
Sot jemi para perkujtimit te barbarise se tmerrshme ne Meje .Ne kurre nuk harrojme 😥
E tmerrshme 15 fshatra u goditen ne operacionin “Reka ” me epiqender masakrimin ne Meje te Gjakoves , 376 civile shqiptare u ekzekutuan ,ne mesin e viktimave ishin 372 meshkuj dhe 4 gra , operacion i modelit te Srebrenices ,rrethim i fshatrave ne Reke te Keqe dhe Lugine te Çarragojes afer Gjakoves ,dergim i civileve ne drejtim te Mejes qe orientonte rrugen per ne Gjakove ,Meja eshte 2 km nga Gjakova por eshte udhekryq me rendesi sepse lidh dy kryqe te rrugeve ,Njeri postbllok ishte tek shkolla fillore qe lidhte rrugen per ne Reke te Keqe ( ekzekutimi i meshkujve Korenice ,Guske perfshire ketu ekzekutime te tmershme te meshkujve neper oborre te shtepive ne Korenice ) dhe postblloku i dyte ne koder te Mejes prane varrezave katolike dikund 700 metra nga postblloku i pare lidhte rrugen per ne Lugine te Çarragojes (ekzekutimi i meshkujve Dobrosh ,Rracaj ,Sheremetaj ,Ramoc, Rrypaj ,Nivokaz ,Molliq,Junik ) ,ekzekutimi i meshkujve nga Meja eshte bere ne te dy postblloqet dhe nga shtepite afer postblloqeve.
Asnje i mbijetuar me 27 prill nga 376 te ndaluarit ,deshmitaret qe kaluan kane pare grumbuj kufomash ne te gjitha ndalimet ne Meje ,i kane pershkruar kufomat te grumbulluara prane njeri tjetrit .Asnje shtepi nuk ka mbetur pa te vrare ne 15 fshatra . Korenica dhe Guska ,Dobroshi dhe Rracaj u shfarosen ne teresi duke mos mbetur askush i gjalle nga femijet 15 vjeqar ,vetem Korenice ,Guske ,Dobrosh dhe Rracaj ishin 180 viktima nga 376. 38 viktima ishin shumica 15 vjeqar e disa 14 vjeqar.Meja eshte tragjedi e madhe e Kosoves .Natasha Kandiq e pershkruan krimin ne Meje si njerin nder me monstruozet ne te gjitha hapesirat e ish Jugosllavise . Kandiq konfirmon pjesmarrjen e 10 njesive elite te policise dhe ushtrise serbojugosllave te kohes,sipas Kandiq ne Meje ishin Beretat e kuqe ,trupat e Arkanit ,njesitet e Sheshelit,JSO ,Njesitet speciale te policise ,Batalionet speciale te Ushtrise Jugosllave , krimi eshte urdheruar nga komanda me e larte e Ushtrise Jugosllave ne Korpus te Prishtines . Sipas Kandiq kjo masaker ka marre konfirmim edhe nga vete Millosheviqi . Jane ekzekutuar te gjithe shqiptaret e besimit katolik dhe mysliman shtepi per shtepi ne kete zone te Gjakoves .
Sipas raporteve nderkombetare ky krim eshte artikuluar nen moton ” Asnje i gjalle ,te gjithe te vrare “.Trupat e viktimave jane bartur me kamione dhe derguar ne Batajnica 2 dhe 5 .Nje pjese e trupave dyshohet se kane qene te varrosur ne Korenice dhe tek Kisha katolike ne Guske te Gjakoves jane zhvarrosur dhe derguar ne Batajnica 5 .Pjesa me e madhe e viktimave jane derguar pas krimit ne Batajnica 2 ku vetem ne nje varreze jane identifikuar 269 te vrare ne Meje . Kurre nuk duhet te harrojme kete date te pergjakjes se tmerrshme te historise se Kosoves 😥
Meja eshte kujtimi dhe kuptimi çka do me thane mos me pase atdhe ,çka done me thane me u flijuar per atdhe dhe çka do me thane kriminelet mos me pase Zot 😥

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close