Projektligji për mjetet e TRUST-it u shpërndahet deputetëve të Kuvendit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se Projektligji që mundëson tërheqjen e 30 për qind të mjeteve të kursyera në Trust është shpërndarë sot tek deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30% të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Besoj se deputetët do të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe me integritet do të mbështesin këtë Projektligj që është kërkesë e qytetarëve. Tani plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116, është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ftoj të gjithë kolegët deputetë nga të gjitha subjektet politike parlamentare që ta mbështesin këtë kërkesë të qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trusti”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Ndryshe dje Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka folur për mundësinë e tërheqjes së mjeteve të TRUST-it, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se është rrezik të preken mjetet e TRUST-it.

“Kjo do të shkaktonte precedent të rrezikshëm, pra po vërtetohet ajo që e kemi thënë edhe më parë për mjetet e TRUST-it. Ky fond nuk do të mund të ndihmojë ato familje që kanë nevojë”, tha ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close