Murtezaj: Vizita e diplomatëve amerikan, përkushtim ndaj Kosovës
Ndihmës Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Gabriel Escobar këtë javë kanë vizituar Kosovën.
Profesori universitar Valon Murtezaj vlerësoi se vizita e dy diplomatëve amerikan në Kosovë, tregon përkushtimin e ShBA-së për të ruajtur sigurinë dhe paqen në rajonin e Ballkanin Perëndimor.
“Problemi kryesor është tani agresioni rus dhe pasojat e mundshme që mund të jenë në këtë rajon”, tha ai në një intervistë për RTK-në.
Sipas tij deklarata e tyre janë mesazhe të qarta. “Pala e Kosovës procesin e dialogut duhet ta vendos nga procesi periferik në qendër. Është momenti i fundit që institucionet e Kosovës të përkushtohen për procesin e dialogut. Për Kosovën ka tema të dhimbshme që duhen të gjejnë zgjidhje, siç është edhe fati i personave të pa gjetur”, deklaroi ai.
Murtezaj tha se esenca e marrëveshjes finale mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë do ta ketë njohjen e ndërsjellët.
“Në këtë kontest të dialogut, pala e Kosovës duhet ta ketë në konsekuencat për mundësinë e dështimit të dialogut, për shkak edhe të rrethanave të agresionit rus në Ukrainë”, theksoi ai.
Comments are closed.