Rusia ndërpren furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë

Gjigandi rus i energjisë Gazprom ka njoftuar të mërkurën se ka ndërprerë plotësisht furnizimin me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë, për shkak të mungesës së pagesave në rubla.

“Gazpromi ka ndërprerë plotësisht dërgesat e gazit për Bulgargaz (Bullgari) dhe PGNiG (Poloni) për shkak të mungesës së pagesave në rubla”, tha Gazprom në një deklaratë.

Gazprom paralajmëroi gjithashtu se tranziti përmes Polonisë dhe Bullgarisë do të pezullohet nëse gazi merret ilegalisht.

“Pagesat për gazin që dërgohet nga 1 prilli duhet të bëhen në rubla duke përdorur të dhënat e reja për pagesë, për të cilat palët kontraktuese janë informuar në kohën e duhur”, tha Gazprom të mërkurën, raporton Reuters.

Ministri i energjisë i Bullgarisë tha në një konferencë shtypi të mërkurën në mëngjes se ky shtet ka paguar për gazin në prill dhe se ndërprerja e gazit është shkelje e kontratës, njoftoi Reuters.

Edhe kompania shtetërore polake e energjisë PGNiG ka konfirmuar se furnizimi me gaz nga Gazpromi është ndërprerë.

Më herët, sipas të dhënave të operatorit të transportit të gazit të Bashkimit Evropian, u njoftua se dërgesat e gazit rus në Poloni, në përputhje me marrëveshjen Yamal, u ndërprenë për pak kohë të mërkurën, por se furnizimi me gaz vazhdoi më vonë.

Polonia dhe Bullgaria thanë më herët se Rusia do të ndalonte të mërkurën furnizimin me gaz për dy anëtaret e NATO-s dhe BE-së, në mes të një hendeku në rritje midis Evropës dhe Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Ukraina ka akuzuar Rusinë se po i bën shantazh Evropës për energjinë, në një përpjekje për të thyer aleatët e saj, ndërkohë që lufta ka vazhduar tash e dy muaj. Kundërshtari këmbëngulës i Kremlinit, Polonia është në mesin e shteteve evropiane, të cilat kërkojnë sanksionet më të ashpra ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të fqinjit të saj.

Rrjeti i operatorëve të transportit të gazit të Bashkimit Evropian njoftoi se gazi në Poloni u ndërpre për një kohë të shkurtër, por më vonë, pasi ra në zero, u rinovua dhe u rrit.

Të mërkurën herët, nuk u fol nëse furnizimi i Bullgarisë do të çrregullohet gjithashtu.

Kontrata e furnizimit me gaz të Polonisë me gjigantin energjetik Gazprom është 10.2 miliardë metra kub (bcm) në vit dhe mbulon rreth 50% të konsumit kombëtar.

Kompania shtetërore polake e energjisë PGNiG njoftoi më parë se furnizimi nga Gazpromi, përmes Ukrainës dhe Bjellorusisë, do të ndërpritet të mërkurën në orën tetë, por Polonia tha se nuk duhet të shpenzojë rezervat dhe se depozitat e saj të gazit janë të furnizuara 76 për qind./rel

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close