Kryetari i Kuvendit Konjufca në Mejë: Drejtësia nuk ka shkuar në vend
Në Ditën e Personave të Pagjetur, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga deputetë të Kuvendit, ministra dhe anëtarë të Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, kanë bërë homazhe e nderime në Mejë të Gjakovës, në vendin ku ka ndodhur masakra më e madhe në Kosovë.
Konjufca tha se edhe pas 23 vjetëve drejtësia nuk është shkuar në vend përdserisa nuk janë gjetur trupat e rreth 1600 personave. Nderime e homazhe bënë edhe liderët e partive politike, përfshirë këtu, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, atë të AAK-së, Ramush Haradinaj, të PDK-së, Memli Krasniqi etj.
Comments are closed.