Ministri Sveçla: Synim, ligji ‘pagë të njëjtë për punë të njëjtë’

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla po raporton në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. Me këtë rast ai foli lidhur me ndryshim-plotësimin e Ligji për Pagat në Sektorin Publik, të cilin Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar pjesërisht.

Sveçla ka thënë se ministria që ai e drejton e ka përfunduar punën e saj për ligjin për paga, ndërsa tani janë duke punuar me Ministrinë e Financave në mënyrë që sipas tij ligji të jetë i saktë dhe të mos arrihet në situata kur kostoja e ligjit e tejkalon buxhetin.

Ministri Sveçla, me këtë rast foli për për reforma në Administratën Publike, pengesat me të cilat po ballafaqohet, tha se ka mungesë të kapaciteteve dhe se ato janë të dobëta dhe të pamjaftueshme, madje ka edhe mungesë të profesionalizmit, prandaj, sipas tij, ka nevojë të madhe për reforma në këtë drejtim.

“Jemi duke hartuar në një mori ligjesh, disa nga të cilat tashmë janë aprovuar në qeveri dhe janë dërguar në Kuvend dhe disa të tjera janë në procedura paraprake qeveritare. Konkretisht ne kemi dërgua në Kuvend dy ligje që ndërlidhen me racionalizimin e agjencive”, tha Sveçla.

Tutje ministri Sveçla tha se, si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuesve, e cila ka shfuqizuar pjesërisht ligjin për pagat për shërbyesit publik, është iniciuar ndryshim-plotësimin i këtij ligji.

“Në kuadër  të reformave do të bëjmë ndryshimet e duhura që do ta profesionalizojmë shërbimin në Administratën Publike, do të mbështetemi në parimin e meritokracisë në qendër të rekrutimeve, do të vendosim rregulla të reja,  transparencë dhe llogaridhënie në mënyrë që të arrihet performancë efikase në dobi të qytetarëve, subjekteve ekonomike dhe institucioneve tjera”, tha ai.

Tutje, Sveçla tha se është duke u punuar edhe në projektligjin e pagave në sektorin publik, duke marruara sysh vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese, duke iu përmbajt parimit, “pagesë e njëjtë për punë të njëjtë’ dhe shumë shpejtë ai do të jetë i gatshëm për shqyrtim publik.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close