Turistët sllovenë eksplorojnë shtegun Theth-Valbonë

/ATSH – I. Vata/ Turistë sllovenë kanë zgjedhur këto ditë t’i kalojnë në Parkun Kombëtar Alpet e Shqipërisë, midis Thethit dhe Valbonës.

Lajmi bëhet i ditur nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shkodër e cila përcolli një sërë fotosh të turistëve sllovenë që kanë zgjedhur Alpet.

“Pranvera në Parkun e Alpeve të Shqipërisë është një mozaik ngjyrash, peizazhesh, bukurish të jashtëzakonshme natyrore! Shtegu Theth – Valbonë është pa më të voglin dyshim, shtegu më i bukur malor në Shqipëri! Prandaj, edhe një grup prej 25 turistësh sllovenë kanë vendosur që këto ditë t’i kalojnë në Parkun Kombëtar Alpet e Shqipërisë, midis Thethit dhe Valbonës. Nëse akoma nuk e keni vizituar, ose doni të jetoni sërish adrenalinën që të jep ky shteg, jua sugjerojmë si një destinacion i cili jo vetëm lë mbresa dhe të pasuron, por, nëse nuk njihni Alpet, keni humbur pjesën më të bukur të vendit”, thuhet në njoftim.

Parku Kombëtar Alpet e Shqipërisë është një nga destinacionet më të preferuar të turistëve kryesisht të huaj.

Me nisjen e pranverës turistë e huaj zgjedhin Alpet për t’i eksploruar dhe fluksi i turistëve sa vjen e shtohet me ardhjen e stinës së ngrohtë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close