Kumbaro me turistë nga Izraeli: Do rikthehen me miq të tjerë për të shijuar mrekullitë e kësaj toke

/ATSH/- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka zhvilluar një takim në Muzeun Arkeologjik të Durrësit me një grup turistësh nga Izraeli të cilët këto ditë vizituan disa prej destinacioneve të vendit tonë.

Gjatë turit të tyre 1-javor, turistët izraelitë zgjodhën të vizitonin zonat e mbrojtura natyrore por edhe site të trashëgimisë kulturore.

Kumbaro bën të ditur se turistët izraelitë u ngjitën në mal dhe shkuan në det, vizituan zonat e mbrojtura natyrore dhe panë sitet e trashëgimisë kulturore, shijuan ushqimin e mirë dhe mësuan plot për historinë që na bën krenarë.

“Dhe meqë koha nuk i doli të shkelnin çdo cep të Shqipërisë, me bindje thanë se do të riktheheshin sërish duke sjellë me vete miq të tjerë për të shijuar gjithë mrekullitë e kësaj toke”, shprehet Kumbaro pas takimit me turistët.

Vetëm në muajin mars 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 275,976. Krahasuar me mars 2021, ky numër është rritur me 62.1%.

Sipas ministres Kumbaro statistikat e INSTAT konfirmojnë pritshmëritë se sezoni do të jetë i suksesshëm.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close