Politikanët gjermanë kërkojnë dënimin e Schroderit për lidhjet me Putinin

ATSH-DPA/ – Politikanë të të gjithë spektrit politik gjerman duan që ish-kancelari, Gerhard Schroder t’i nënshtrohet sanksioneve për shkak të lidhjeve të tij të ngushta dhe mbrojtjen e presidentit rus Vladimir Putin, që nga koha kur Moska filloi agresionin kundër Ukrainës.

Schroder, i cili ka qenë kancelar i Gjermanisë që nga viti 1998 deri në vitin 2005, kryeson bordin mbikëqyrës të gjigantit shtetëror rus të energjisë ”Rosneft” si edhe komitetin e aksionerëve të kompanisë së gazsjellësit ”Nord Stream”.

Ai nuk bëri asnjë kritikë ndaj Putinit, pas pushtimit të Ukrainës nga vendi i tij.

”Schroder i përket listës së sanksioneve të përfituesve të Putinit”, theksoi Moritz Korner, një anëtar kryesor i partisë FDP, pro biznesit, për gazetën ”Handelsblatt”.

”Ish-kancelari është njeriu më i rëndësishëm i Putinit në Gjermani”, theksoi ai.

”Fakti që Schroder ende nuk largohet nga Putini dhe Rusia vetëm tregon se sa thellë është përfshirë ai në shërbim të Putinit”, shtoi ai./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close