Talat Xhaferi viziton Ukrainën

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi udhëtoi sot me tren nga Polonia drejt Ukrainës, me ftesë të homologut të tij, Rusllan Stefançuk.

Xhaferi e vizitoi qytetin Irpin dhe pistën e Hostomelit që janë shkatërruar nga agresioni rus.

“Ne, në Ballkanin Perëndimor i kemi të freskëta kujtimet nga imazhet e këtilla që i shihnim jo më larg se dy dekada më parë. E kemi të freskët Reçakun në Kosovë, Srebrenicën në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe gjithsesi mendoj se ne ju kuptojnë dhe e dimë më së miri çfarë do të thonë këto imazhe që i shohim këtu”, ka theksuar Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të vizitës së tij, kryetari Xhaferi do të ketë edhe fjalim para Kongresit të Këshillave Lokal dhe Rajonal nën kryesimin e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close